Shkruan Prof.Dr. Mislim Zendeli, Anëtar i kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët
Kujt i shkonte ndër mend “atëbotë” se do shkatërohej Jugosllavija, shteti ndër më të fortit në Ballkan e më gjërë, por ndodhi! Pas shkatrimit shumica e pushtetarëve të atëhershëm, nga rradhët tona, ishin të vetëdijshëm se koha e tyre mori fund. U pajtuan me fatin dhe ngelën të leçitur e të urryer sot e kësaj dite!
Dhe ndodhi përsëri e pamundshmja u bë e mundshme! Para disa muajsh, pra ”këtë botë”, shumëkush nuk besonte se do shkojë n’opozitë BDI-ja por ja që ndodhi!
Por ama për dallim nga komunistët e atëhershëm këta integristët e sotshëm akoma shohin ëndra syçelë se do të rikthejnë pushtetin (sic!). Kuptohet këtë do ta bënin me ndonjë pazarllëk në dëm të popullatës shqiptare e paketuar me ca nacionalizma të rrejshëm, siç e kanë zakon të veprojnë “patriotet me bateri të harxhuara”. Ata refuzojnë ta kuptojne realitetin se koha e tyre ka mbaruar”. “Ka nisur epoka kur populli do të mësohet të fitojë e politikanët do të mësohen të humbin. Ky është mësimi i demokracisë”, do thoshte Albin Kurti.
Megjithë dëshirat e mëdha për feedback situata përkon me thënien: “prit gomar se del bar”!” Mbase mundet?! Por shtohet pyetja çdo të bëjë udhëheqësia e ardhshme e tyre me gjithë ata njerëz nga taborri i saj të cilët 23 vite vetëm kanë rrjepur popullin e vet? Matrapazllëku dita ditës po del mejdanit dhe nis e binde votuesin t’i votojë përsëri! “I ka dekë nëna kësaj pune”, tha dikur njani i ngjashëm për kah bëmat me “humbësit tanë” të sotshëm.