8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeZëvendësministri Albrim Hoxha merr pjesë në shënimin e 35-vjetorit të Shoqatës Humanitare...
- Advertisment -spot_img

Zëvendësministri Albrim Hoxha merr pjesë në shënimin e 35-vjetorit të Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Strugë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Strugë. Me këtë rast u bë edhe promovimi i monografisë me autor Jashar Pollozhani, përcjell Fol

Në postimin e tij, Hoxha thekson se gjatë këtij përvjetori u nderua figura e veprimtarit dhe kryetarit të parë të shoqatës, të ndjerit Irfan Vlashi, për kontributin e tij të çmuar humanitar dhe kombëtar.

“U shënua 35-vjetori i themelimit të Shoqatës Humanitare ‘Nënë Tereza’ në Strugë, me rastin e të cilit u promovua edhe monografia me autor Jashar Pollozhani. Me këtë rast u nderua figura e veprimtarit dhe kryetarit të parë të shoqatës, të ndjerit Irfan Vlashi, për kontributin e tij të çmuar humanitar dhe kombëtar”, ka shkruar Hoxha./Fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments