Sot zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në solemnitetin e Akademisë Ushtarake „Gjeneral Mihajllo Apostollski“ i cili u mbajt me rastin e promovimit të klasës së 24. të nëntogerëve, ndjekësve të Kursit për Oficerë në shërbim të gradës fillestare të oficerëve si dhe ndjekësve të Kursit Bazik të Nënoficerëve në gradën e rreshterit.
Në këtë ceremoni promovuese fjalë rasti mbajtën ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe presidentja e vendit, njëherit edhe komandante supreme e forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova.
Ata me këtë rast uruan oficerët dhe nënoficerët e rinj për promovimin e tyre, njwherit duke shtuar se promovimi i sotëm ka të bëjë me mirënjohjen për mundin e tyre, por nga ana tjetër, është edhe dëshmi për besimin e dhënë për t’u bërë pjesë e institucionit me besueshmërinë më të madhe te qytetarët. Ai potencoi se Lidershipi nuk është vetëm autoritet, lidershipi është edhe inspirim, është shembull dhe ndjekje e mjedisit të punës në të cilin secili prej oficerwve do të mund të përparojë, ndërsa të njejtët janë të thirrur që të udhëheqin me mençuri, me vendosmëri dhe me guxim, vendime që do t’i pasqyrojnë vlerat që e definojnë Armatën tonë.
Sot si nëntogerë u promovuan 38 kadetë, 24 nga të cilët për nevojat e Armatës (12 vajza dhe 12 djem), 8 nga Mali i Zi, dhe 6 nga Bosnja e Hercegovina. Në gradën e parë të oficerit – toger, u promovuan 60 ndjekës që gjatë periudhës shtator 2023 – shkurt 2024 dhe shkurt – korrik 2024, kaluan kursin gjashtëmujor për përgatitje profesionale për oficerë, për shërbimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, dhe 60 nënoficerë në gradën – rreshter.
Në solemnitetin e sotëm morrën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, ministri i sportit Borko Ristovski, përfaqësues të korit diplomatiko-ushtarak nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Mali i Zi dhe mysafirë tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Armata.