Sot në kuadër të vizitës zyrtare të kabinetit qeveritar të Hungarisë në vendin tonë ku zhvillohet takimi midis delegacioneve qeveritare të Republikës së Hungarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mbahet në Ohër, zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili zhvilloi takim me ministrin e mbrojtjes së Hungarisë, z. Kristóf Szalay-Bobrovniczky, ku temë diskutimi ishte marrëdhëniet bilaterale, sfidat e sigurisë dhe politikat rajonale, përcjell FOL.

“Sot në kuadër të vizitës zyrtare të kabinetit qeveritar të Hungarisë dhe kabinetit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Ohër, zhvillova takim me Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, z. Kristóf Szalay-Bobrovniczky.

Me homologun hungarez përveç situatës së përgjithshme të sigurisë dhe impaktin e tyre në rajonin tonë, gjithashtu diskutuam edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

U zotuam që me angazhim të përbashkët, do të krijojmë mundësi të reja dhe përfitime të mëdha për të dyja vendet.”, thuhet në njoftimin e zv.ministres Ismaili./FOL/