Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar takime të ngjeshura në Ministrinë e Mbrojtjes.
Zëvendësministrja Elfete Ismaili bashkë me ministrin e mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në kazermën “Ilinden” morrën pjesë në dorëzimin e një donacioni të pajisjeve ushtarake nga Republika e Turqisë, përcjell Fol.
“Sot në mëngjes së bashku me ministrin e Mbrojtjes z. Vlado Misajlovski ishim në kazermën “Ilinden” ku pjesëtarëve të armatës ju bë dorëzimi i një donacioni të pajisjeve ushtarake nga Republika e Turqisë.
Falendërojmë Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojmë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë, si dhe poashtu aleatëve tanë ju urojmë festën kombëtare – Ditën e Fitores dhe Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ismailit.
Përveç kësaj ceremonie zëvendësministrja Ismaili në kuadër të aktiviteteve të përditshme, priti në takim edhe atasheun britanik Eduard John Gree.
“Sot mirëprita në takim atasheun britanik z. Eduard John Grin, ku edhe e falenderova për përkrahjen e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, si një ndër aleatët më të fuqishëm që ka Maqedonia e Veriut, sidomos në integrimin e vendit në organizatat euroatlantike.
Gjithashtu, temat e interesit të përbashkët që diskutuam ishin lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Ismaili/fol.mk/