Karvani i Lëvizjes “Znam” – Për Maqedoninë Tonë, ka qëndruar në Ohër. Kreu I kësaj partie, Maksim Dimitrievski, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth përbërjes së re qeveritare pas zgjedhjeve të 8 majit, ka bërë të ditur se nuk do të koalicionojë me LSDM-në dhe BDI-në.

“Lidhur me koalicionet, për këtë do të vendos udhëheqësia e Lëvizjes “Znam” dhe në të ardhmen do t`I bëjmë publike qëndrimet. Vetëm e di se do të angazhohemi për luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit që gjendet në majat e lidershipit të partive më të mëdha politike. Definitivisht nuk do të kemi koalicion me BDI-në dhe me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së për shkak se vlerësojmë se ata kanë lista të tyre kandidatësh që shërbenë për të siguruar imunitetin e kandidatëve që janë në vendet fituesve të listave dhe me këtë rast bëj thirrje pasi kjo parti ka anëtarë të ndershëm, t`i bashkangjiten Lëvizjes “Znam”./tvklan.mk