Sot janë inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez, një projekt që po i jep fund një problemi që ka shqetësuar banorët e Kumanovës dhe rrethinës për më shumë se tre dekada.
Inspektimi është realizuar nga nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gezim Kadriu, së bashku me këshilltarin komunal dhe njëherësh kryetar i degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe sigurisë për banorët e kësaj zone. Pas më shumë se 30 vitesh pritje, më në fund kemi një zgjidhje konkrete,” u shprehën përfaqësuesit e ASH-së gjatë vizitës në terren.
Ata falënderuan edhe Komunën e Kumanovës për bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin lokal.
Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët theksuan se do të vazhdojnë të punojnë në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillojnë më tej rajonin.