8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZhelina humb një njeri të rrallë – Baki Shabanin

Zhelina humb një njeri të rrallë – Baki Shabanin

“Me zemër të thyer dhe lot në sy, njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Baki Shabanit – bir i nderuar i fshatit tonë, mik i dashur dhe njeri i jashtëzakonshëm” thuhet në njoftimin e faqes Zhelina.info. Një aksident i rëndë i mori jetën, duke lënë pas një boshllëk të thellë në zemrat e familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Bakiu ishte një njeri i qetë, punëtor i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Gjatë viteve të tij të shumta në kompaninë Golec Trans, ai nuk ishte thjesht një punonjës, por një shpirt i ndritshëm, që me buzëqeshjen dhe mirësinë e tij lehtësonte çdo ditë pune.

Zhelina humbi një nga bijtë më të mirë. Ne si komunitet bashkohemi në dhimbje me familjen Shabani, kolegët e tij dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta çmojnë.

U prehsh në paqe, Baki. Kujtimi yt do të jetojë përherë në zemrat tona.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments