Ziadin Sela e Vesel Memedi bëhen gati për të formuar parti të re. Jo zyrtarisht tashmë e kanë zgjdhur dhe emrin dhe ajo do të quhet “Rilindja Shqipëtare”
Siç merret vesh për redaksinë tonë nga koloaret politike, bashkimin e Selës dhe Memedit të cilët, njëri e çoi RDK-në e Rufi Osmanit në falimentim dhe Sela që e humbi ASH-në nga Arben Taravari, gjegjësisht nga Gjykatat vendore, u formon ai te i cili janë të përbetuar, “Kryeplaku”, Ali Ahmeti i BDI-së.
Kjo nisëm për ribashkim të Selës me Memetin që dikur ishin në “muaj mjalti” për një kohë të shkurtër, vërtetohet me faktin që dje Sela ka qëndruar në Gostivar dhe ka zhvilluar disa takime, mesin e tyre edhe me Vesel Memedin, i cili aktualisht është ambasadorë i RMV-së në Romë të Italisë, por që pritet shpejtë të shkarkohet për shkak të disa skandaleve të shkaktuara, sidomos me ato me dokumentet personale për çka u ftua në bisedë informative nga ministri i ri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Ky rybashkim i Selës dhe Memedin, të cilët duket se gjatë gjithë kohës i kanë shërbyer BDI-së dhe Ahmetit, vjen në kohën kur koalicionit shqiptarë “VLEN” fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe sot janë përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeverinë e RMV-së.
Nuk dihet, por edhe partia e re pritet ti bashkohet atij që i themelon, Ahmetit dhe të të ashtuquajturit Frontit të tij opozitarë multietnik.