Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kreu aktual i Kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela ka realizuar ditë më parë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca.

Takimi Sela-Kurti-Konjufca ka ardhur si ide në takimin e relizuar javën e kaluar mes Kurtit dhe krerëve të partive opozitare shqiptare Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, ku ka marrë pjesë edhe kreu aktual i ASH-së, Arben Taravari.

Kurti dhe Konjufca e kanë parë të arsyeshme që të dëgjojnë edhe mendimin e Selës, i cili siç dihet, heziton të bashkëpunojë me opozitën shqiptare , ndërkohë që parapëlqen bashkëpunimin me BDI–në.

Edhe në takimin me Kurtin, që ka zgjatur më pak se 10 minuta, sipas burimeve të besueshme thuhet se Sela ka shprehur qëndrimet e tij dhe arsyetimet se pse ASH nuk duhet të koalicionojë me treshen Kasami, Gashi dhe Mexhiti.

Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, pasi Kurti dhe Konjufca nuk kanë arritur ta bindin Selën për të pranuar koalicionimin me LEN, për dallim nga Taravari, i cili duket se është i gatshëm ta pranojë ofertën e opozitës shqiptare dhe VV-së, në një front kundër BDI-së.