Kylian Mbappe ditë më parë është zyrtarizuar si lojtar i Real Madridit.

Ylli francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029.

Transferimin e tij në ”Santiago Bernabeu” e ka komentuar edhe ish-futbollisti i Realit dhe legjenda franceze, Zinedin Zidane.

Ai ka thënë se Mbappe do të bëjë histori te Real Madridi.

“Kylian është këtu tani. Ai do të bëjë histori dhe mendoj se do t’i tejkalojë të gjithë”, ka deklaruar Zidane.