8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeKryesoretZulhajrat Demiri: Qytetarët janë sovranë dhe ata vendosin, vota mbetet themeli i...

Zulhajrat Demiri: Qytetarët janë sovranë dhe ata vendosin, vota mbetet themeli i demokracisë

Zulhajrat Demiri kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN për komunën e Vrapçishtit theksoi se sot u përmbush një nga obligimet më të rëndësishme qytetare – votimi. Qytetarët votuan me krenari dhe përgjegjësi, duke dëshmuar edhe një herë se vota mbetet themeli i demokracisë dhe zëri më i fuqishëm i sovranit.

Demiri tha se besimi i qytetarëve është mbi gjithçka dhe se janë pikërisht ata që vendosin për të ardhmen. “Vota është e shenjtë dhe duhet respektuar pa asnjë kompromis”, thuhet në mesazhin drejtuar publikut.

Sipas deklaratës së Demirit çdo person që merr përgjegjësi publike duhet ta trajtojë këtë besim me ndershmëri dhe përkushtim maksimal. Ky parim duhet të udhëheqë çdo vendimmarrje gjatë gjithë mandatit.

“Pavarësisht rezultatit, ky besim duhet të respektohet dhe të mbrohet gjatë gjithë katërvjeçarit që vjen. Demokracia nuk përfundon ditën e votimit – ajo sapo fillon”, theksoi më tej.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments