Zëvendës Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në RMV, Florian Qehaja.
Në njoftimin e Kabës thuhet se Ambasadorin Qehaja diskutuan për shumë tema aktuale dhe politike dhe u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve, si e vetmja altërnativë në procesin euro-integriues si dhe bashkëpunimin rajonal me impakt të drejtpërdrejtë për lehtësim dhe qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
“Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut,z.Florian Qehaja.
Me Ambasadorin Qehaja diskutuam për shumë tema aktuale dhe politike dhe u dakorduam për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve , si e vetmja altërnativë në procesin euro-integriues.
Biseduam gjithashtu edhe për çështjet që lidhen me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe Drejtorinë e Doganave në vendin tonë, si dhe gadishmërinë e plotë për ta thelluar këtë bashkëpunim në interesin e ndërsjellë të qytetarëve dhe vendeve tona.
Ky bashkëpunim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë për lehtësim dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Kabës.