Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer i shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, Mathias Humenberger.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth rreth prioriteteve të Qeverisë për sa i përket shtetit të së drejtës dhe rritjes së transparencës institucionale, si elemente thelbësore të luftës efikase kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sot, pata nderin të pres në takim Ambasadorin e Austrisë, z. Martin Pammer, shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, z. Mathias Humenberger.

E falënderova Ambasadorin Pammer për përkrahjen e pazëvendësueshme të Austrisë për vendin tonë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit në BE, reformës së administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.

Bashkëbiseduam rreth prioriteteve të Qeverisë për sa i përket shtetit të së drejtës dhe rritjes së transparencës institucionale, si elemente thelbësore të luftës efikase kundër krimit dhe korrupsionit. Nga Ambasadori, mora zotim për përkrahje bilaterale përmes Agjencisë Zhvillimore Austriake për projekte të caktuara në zbatimin e prioriteteve tona në funksion të përmirësit të qeverisjes dhe llogaridhënies”, përfundon njoftimin Fetai.