Zv.ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili përmes një postimi në faqen e saj në fejsbuk ka kujtuar Arbër Xhaferin në 12 vjetorin e vdekjes së tij duke shkruar se që në moshë të re ka qenë e rreshtuar pranë këtij njeriu me virtyte dhe ideale të larta, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij politik, e në të njejtën kohë për të mësuar nga urtësia dhe vizioni i tij, mbi proceset politike dhe zhvillimet për të ardhmen e vendit, përcjell Fol.mk
Postimi i plotë i Zv.ministres Ismaili:
“Në 12 vjetorin e vdekjes, sot kujtoj intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi.
Që në moshë të re u rreshtova pranë këtij njeriu me virtyte dhe ideale të larta, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij politik, e në të njejtën kohë për të mësuar nga urtësia dhe vizioni i tij, mbi proceset politike dhe zhvillimet për të ardhmen e vendit.
Gjithmonë do ti kujtoj fjalët e tija që më thoshte se një politikan duhet ti ketë këto tipare: “Të qëndroj drejt, të jetë i fortë, i palëkundur dhe i sinqert”.
Vepra e tij është frymëzim për ne dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Ismaili.