Në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot është dorëzuar donacioni i dronëve, pajisjeve për komunikim, pajisje për shikim natën dhe pajisjeve Quartermaster nga Republika e Turqisë për nevojat e njësive speciale të ARM-së, përcjell Fol.mk
Donacioni u pranua nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe zëvendës ministrja, Elfete Ismaili nërkaq i pranishëm ishte dhe ambasadori i Republikës së Turqisë, i akredituar në vendin tonë, Fatih Usuloj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.
“Sot në mëngjes së bashku me ministrin e Mbrojtjes z. Vlado Misajlovski ishim në kazermën “Ilinden” ku pjesëtarëve të armatës ju bë dorëzimi i një donacioni të pajisjeve ushtarake nga Republika e Turqisë.
Falendërojmë Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojmë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë, si dhe poashtu aleatëve tanë ju urojmë festën kombëtare – Ditën e Fitores dhe Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ismailit. /Fol.mk/