Dyndja e klandestinëve u rikthye në Lampeduza, duke e mbushur brenda më pak se 24 orësh me mbi 1200 persona këtë hotspot të emigrrantëve të paligjshëm në vendin fqinj.

Gati 400 persona mbërritën vetëm gjatë natës. 6 varka me nga 35 deri në 136 persona në bord, u shpëtuan nga anijet e Guardia di Finanza dhe strukturës suedeze Frontex. 19 zbarkime u regjistruan një ditë më parë në ishull me më shumë se 900 vetë.

Mes tyre ka bengalezë, egjiptjanë, pakistanezë e sirianë. Forcat vendase të rendit kanë nisur identifikimin e tyre, ndërsa më pas do të vijojë shoqërimi i personave që do të duhet të transferohen. Në bazë të bazë të marrëveshjes së autoriteteve lokale me Ministrinë e Brendshme, 230 emigrantë do të largohen nga ishulli me tragetin e planifikuar për në Porto Empedocle.

Prurjet e vazhdueshme me emigrant i kanë vendosur prej kohësh përballë një sprove të vështirë zyrtarët italianë, me qendrat e pritjes në këtë ishull të mbushura përtej kapacitetit të tyre. Mënyra sesa Europa është duke u marrë me numrin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është spostuar ngadalë prej javësh në krye të axhendës politike europiane.

Situatën e Italisë e vështirësoi edhe më shumë deklarata e Francës shtatorin e këtij viti, kur ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, u shpreh se vend ii tij nuk do të mirëpresë asnjë emigrant që shkon atje nga Lampeduza.