Jadon Sancho do të jetë i larguari i parë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha marrëdhëniet me trajnerin Erik Ten Hag, por edhe me klubin dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Shumë skuadra janë vënë në kërkim të sulmuesit anglez si Roma, Tottenham Hotspur, Chelsea, Borussia Dortmund dhe Juventus, me bardhezinjtë që po shihen si favorit.

Zonja e Vjetër është e gatshme ta marrë në huazim Sanchon me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Megjithatë torinezët i kanë vendosur një kusht Djajve të Kuq nëse marrin në huazim lojtarin, atëherë gjiganti anglez duhet të vazhdoj të paguaj një pjesë të pagës së tij.

23-vjeçari fiton 11 milionë euro neto në sezon, shumë që për Juventusin konsiderohet tejet e lartë.

Gjithsesi nëse United nuk pranon t’i paguajë gjysmën e pagës, vështirë se Sancho do të fitoj këtë kontratë te ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Për anglezin e talentuar interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra arabe të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë pagë edhe më të lartë se sa fiton ai në Old Traford.