8 C
Tetovo
E enjte, 1 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoni21 të arrestuar dhe 36 lokacione të bastisura në aksionin kundër grupit...

21 të arrestuar dhe 36 lokacione të bastisura në aksionin kundër grupit të organizuar kriminal në Shkup dhe Prilep

Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal nga Prilepi dhe Shkupi të cilët kanë trafikuar drogë të llojit marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, grupi i organizuar kriminal ka funksionuar me detyra të ndara, ndërsa paratë i janë dorëzuar një personi të caktuar i cili më pas i ka paraqitur ato si mjete për blerjen e pasurive të patundshme dhe paraqitjen e tyre në mënyrë legale si tatim.

“Janë kryer bastisje në 36 lokacione. Janë arrestuar 20 persona nga Prilepi dhe një nga Shkupi. I janë gjetur përbërës të drogës, armë, municion, para, vetura, motoçikleta, telefona celular, detekto metali etj” .
Droga që në vendin tonë dyshohet të jetë futur përmes kanaleve ndërkombëtare është blerë në Gostivar dhe Dibër ndërsa është shitur në tregun e rajonit Prilep, Manastir, Kavadarc, Veles dhe në Shkup”, thanë nga Ministria e Brendshme.

Droga është shitur për 500-800 denarë grami për marihuanë dhe 4.000-6.000 për kokainë. Paratë i janë dorëzuar njërit nga të dyshuarit. Ky i fundit i ka shpërblyer për punën”, theksuan nga Ministria e Brendshme.

Armët të cilat grupi kriminal i ka përdorur, sipas policisë janë blerë nga persona akoma të paidentifikuar por që është deklaruar prejardhja e tyre, kryesisht nga Struga dhe Dibra, ndërsa në disa raste janë furnizuar edhe nga persona të panjohur nga Shqipëria. Njëri nga personat e përfshirë në skemën kriminale ndodhet në paraburgim në Francë për tregti me drogë. Veprimet e tyre janë bërë më të theksuara kryesisht gjatë 8 muajve të fundit, ndërsa policia ka siguruar dëshmi se me veprimtarinë e tillë grupi i organizuar kriminal është marrë edhe në vitin 2025. Ndaj 21 personave janë ngritur kallëzime penale për: tregti me drogë dhe pastrim i parave./Alsat.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments