8 C
Tetovo
E enjte, 1 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSPB Tetovë: Do të ketë gjuajtje me armë zjarri në poligonin “Erebinë”,...

SPB Tetovë: Do të ketë gjuajtje me armë zjarri në poligonin “Erebinë”, apelon qytetarët të mos krijojnë panik gjatë aktiviteteve stërvitore

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka njoftuar opinionin publik se gjatë muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor do të realizohen aktivitete stërvitore me armë zjarri në qendrën e gjuajtjes në shënjestër “Erebinë”, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit zyrtar, gjuajtjet do të zhvillohen më 02, 05, 08, 15, 16, 18, 19, 25 tetor 2026 dhe më 01 nëntor 2025, si pjesë e aktiviteteve të rregullta vjetore të pjesëtarëve të policisë nga Tetova dhe Gostivari.

Siç raporton Tetovasot se SPB Tetovë u ka bërë apel banorëve të Komunës së Zhelinës, veçanërisht atyre që jetojnë në afërsi të poligonit, të jenë të informuar për zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe të mos krijohet shqetësim apo panik gjatë dëgjimit të të shtënave.

Nga policia theksohet se bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara në kuadër të përgatitjeve profesionale të pjesëtarëve të forcave të rendit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments