8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoni25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit – Dauti: Respektimi i Marrëveshjes së...

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit – Dauti: Respektimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet i rëndësishëm

Zëvendësdrejtori i Doganave dhe zyrtari i VLEN-it, Mustafa Dauti, ka marrë pjesë në shënimin zyrtar të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, të organizuar nga Qeveria. Në njē njoftim Dauti ka theksuar rëndësinë e saj në rrugëtimin e vendit drejt një shoqërie më të barabartë, më stabile dhe më të integruar.

Dauti ka marrë pjesë në panelin kushtuar së ardhmes së Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme.

“Një diskutim me vlerë, që na kujton se respektimi i frymës së Ohrit dhe forcimi i bashkëjetesës mbeten të rëndësishme edhe për të ardhmen”, ka shkruar Dauti.

Ai vlerëson se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi të arriturat dhe rrugëtimin e vendit, por edhe mbi rëndësinë e vazhdimit të proceseve që synojnë barazi, stabilitet dhe integrim.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments