8 C
Tetovo
E martë, 11 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoni25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Figura nga politika, diplomacia dhe institucionet...

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Figura nga politika, diplomacia dhe institucionet në një panel për të ardhmen evropiane

25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Shkupi do të jetë nesër nikoqir i një diskutimi që synon të hapë një debat të gjerë për të arriturat, sfidat dhe të ardhmen e marrëveshjes.

Nën patronatin e Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, më 12 gusht në Klubin e Deputetëve do të mbahet paneli me temë “Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rruga drejt integrimit evropian”.

Në panel do të përballen këndvështrime nga politika, diplomacia, institucionet dhe akademia, duke ofruar një diskutim mbi rolin e Marrëveshjes së Ohrit në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në proceset eurointegruese të vendit.

Paneli do të moderohet nga Venera Latifi Azizi, ndërsa pjesëmarrës do të jenë Clarisse Pasztory, diplomate e OSBE-së me përvojë të gjatë në Ballkanin Perëndimor, Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, Kostadin Kostadinov, ish-kryetar i Komunës së Strumicës, Viktorija Trajkov, zëvendësministre për Çështje Evropiane, si dhe Aziz Pollozhani, ish-diplomat dhe profesor universitar.

Në qendër të diskutimit do të jenë zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, trashëgimia e saj pas 25 vitesh, përfshirja e komuniteteve, dialogu ndëretnik dhe sfidat e reja me të cilat përballet shoqëria.

Një pjesë e rëndësishme e debatit do t’i kushtohet edhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe pyetjes se si përvojat dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit mund të kontribuojnë në procesin e integrimit evropian.

Përbërja e panelit, me pjesëmarrës me përvoja dhe pozicione të ndryshme, synon të krijojë një hapësirë për dialog të hapur, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, duke parë jo vetëm atë që është arritur në 25 vitet e fundit, por edhe atë që duhet të bëhet në vitet që vijnë.

Një dialog për të kaluarën. Një diskutim për të tashmen. Një vizion për të ardhmen.

📅 12 gusht 2026
📍 Klubi i Deputetëve – Shkup

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments