Një objekt i ndërtuar për të shpëtuar jetë u shndërrua brenda pak minutash në një kurth vdekjeje. Zjarri nxori në pah pikëpyetje të rënda mbi materialet e përdorura në ndërtim, instalimet elektrike, mbrojtjen kundër zjarrit, evakuimin dhe respektimin e standardeve të sigurisë.
14 persona humbën jetën.
Pesë vite më pas, dhimbja e familjeve mbetet, ndërsa pyetjet për përgjegjësinë dhe sigurinë e objektit vazhdojnë të jenë pjesë e kujtesës publike.
Tetova nuk e harron 8 shtatorin.
14 jetë të humbura. Një tragjedi që nuk duhet të përsëritet kurrë.

