“Sot pata nderin të jem i pranishëm në ceremoninë zyrtare me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi”, ka njoftuar në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Tutje, ai ka theksuar se ditë si kjo, na kujton vlerat dhe të ardhmen e përbashkët, midis popujve që jetojnë brenda vendit.
“Një ditë e rëndësishme për vendin tonë, që na kujton vlerën e lirisë, sovranitetit dhe të ardhmes së përbashkët.
Shteti ynë ka vetëm një rrugë: rrugën drejt integrimit në Evropën e Bashkuar!
Urime 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë!”, ka mbaruar postimin e tij, Abazi.

