Alegri gati t’i japë fund papunësisë, pritet të marrë drejtimin e skuadrës italiane. Kontaktet e para kanë nisur
Masimiliano Alegri prej më shumë se një viti është i papunë, kur u largua nga drejtimi i kampionëve të Juventusit.
Megjithatë duket se trajneri italian është gati t’i japë fund papunësisë, teksa pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Serisë A. Bëhet fjalë për Romën, me presidentin e ri të verdhekuqve Dan Friedkin që ka projektuar ish-trajnerin e Milanit dhe Juves në krye të skuadrës.
Presidenti amerikan që mori së fundmi në pronësinë e tij Romën, nuk është aspak i lumtur me trajnerin Fonskea dhe po mendon ta shkarkojë atë për të marrë Alegrin. Madje sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, kontaktet e para mes Alegrit dhe presidentit të Romës kanë nisur.