Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej 80 votash.

“Sa i përket seancës plenare 18 gushtit, gjithsesi se janë ndërmarr të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillon me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjas jo më shumë se 10 ditë pune, që ka të bëj me të drejtën e fjalës së deputetëve. Parlamenti vendos nëse në seancë janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra nëse votimi do të ndodh në fund të debatit ose do të prolongohet akti i votimit. Janë çështje që varen nga situata konkrete në rrjedh të seancës, Nuk është pengës që të prolongohet afati i votimit, për faktin që rregullorja parasheh mundësinë e prolongimit”, deklaroi Xhaferi.