Disa qytetarë kanë shfaqur telashe me skanimin e kuponëve fiskal nga celularët e tyre të vjetër. Vet aplikacioni “TVSH-ja IME” me azhurnimet e fundit sikurse edhe në shumë aplikacione tjera on-line, kanë pamundësuar që të kenë qasje nga smart fonët e serive me të moçme, ankohen disa taksapagues.

Ndonëse kjo masë për rimbursimin e 15% të TVSH-së ishte sociale dhe për të luftuar ekonominë gri, përveç shpenzimeve të majme të rreth 2,500 eurove në tre muaj për ta arritur atë shifër të kthyeshme prej 2,100 denarëve, tani po del se duhet të keni edhe celularë smart të serive të fundit për t’i marrë ato.

Përndryshe, për tremujorin e tretë, nga Drejtoria e të ardhurave publike thonë se rreth 460 mijë qytetarë do të marrin afërsisht 790 milionë denarë nga rikthimi i tatimit përmes masës TVSH-ja IME.