Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të kenë besim të madh nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.
Një nga gjyqtarët më të mirë në vend viteve të fundit, Genc Nuza do të gjykoj dy ndeshje ndërkombëtare brenda pak ditësh.
Fillimisht më 15 nëntor, Nuza së bashku me gjyqtarin Arbnor Bullatovci ndajnë drejtësinë në sfidën Itali U19 – Lihtenshtajn U19.
Ndërkohë gjashtë ditë më vonë, në të njëjtin grup Nuza e Bullatovci do të ndajnë drejtësinë në sfidën kryesore të Grupit 4 mes Italisë U19 dhe Suedisë U19.
Ky është një tjetër sukses i gjyqtarit Nuza i cili vazhdon çdo ditë e më shumë të fitoj besimin e UEFA-s falë paraqitjeve fantastike në fushë.