E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBDI deklarohet pas ndalimit të Drin Ahmetit nga policia në Shkup

BDI deklarohet pas ndalimit të Drin Ahmetit nga policia në Shkup

Pas kapjes së Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit me mjete piroteknike nga BDI thonë se qëndrimi i lideri të BDI-së është shumë i qartë, askush mbi ligjin dhe të veprohet sipas ligjit kush do që është dhe për këdo që bëhet fjalë.

“Ali Ahmeti e ka qëndrimin e qartë në lidhje me çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe e ka përsëritur në çdo rast që: “Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ” thonë nga BDI për TS.

Nga ana tjetër policia konfirmoi se në veturën Range Rover pronë e D.A janë gjetur mjete piroteknike.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments