Me një orë e 15 minuta vonesë filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë teknike, mandatar i së cilës në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos është Talat Xhaferi. Në seancën e sotme nuk do të merr pjesë opozita shqiptare nën arsyetimin se nuk i lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), derisa opozita maqedonase ndonëse do të jetë prezentë në Kuvend, nuk do të votoj për Qeverinë e re.

Menjëherë pas miratimit të rendit të ditës me të vetmen pikë: “Propozim për përbërje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, pritet që mandatari të prezantoj programin e qeverisë së re.

108 deputetë prezencë në sallë, 66 votuan për rendin e ditës.