Opinionisti dhe profesori Arsim Sinani ka dal me një postim në përkrahje të kreut të ASH-së, Arben Taravari për dalje në zgjedhje bashkë me opozitën shqiptare.

“E përshëndes dhe e mbështes publikisht qëndrimin e kryetarit të Aleancës së Shqiptarëve dr. Arben Taravari Ky është akt historik, ai sot bëhet vazhdues i frymës së Arbën Xhaferit. Natën e mirë Ali Ahmeti!”, ka shkruar Sinani.