Kryetarët e tre komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut duket se po formojnë një front të ri politik. Për herë të parë pas 20 vitesh pushtet, BDI-ja po sfidohet seriozisht.

Tetova, Gostivari e Çairi kësaj radhe nuk janë në dorën e BDI-së, dhe kryetarët e këtyre komunave kanë mundësi reale që të arrijnë të fitojnë shumicën e votave shqiptare në zgjedhjet e majit. Nuk do ta kenë aspak të lehtë, por mundësia ekziston.