Deputeti i cili ka ushtruar dy mandate në kuadër të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e RMV-së sot ka dhënë përkrahje për vendimin e kryetarit të ASH-së Arben Taravari në rreshtim me opozitën shqiptare për të sjellur ndryshimin e kërkuar në vend.
Reagimi i plotë i Syrija Rashidit: ‘Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Aleancës për Shqiptarët. Aleanca sivjet i bënë 10 vite që kur ka dalë në skenën politike dhe pavarësisht ngritjeve dhe rënieve të kohëpaskoshme, boshti i sajë moral dhe politik ka qënë, është dhe do të mbesi ndryshimi. Ndryshimi nuk është frazë boshe por i njëjti merr kuptim vetëm atëherë kur ata që qeverisin 22 vite përfundimish të shkojnë në opozitë. Rruga e cila sjell ndryshimin është një, e vetme dhe tjetër nuk ka. Faleminderit kryetar Taravari që u përcaktove për atë rrugë. Mbështetja jonë dhe e anëtarësisë së gjërë nuk do të mungojë.’

Syrija Rashidi është deputeti më i votuar i ASH-së në zonën zgjedhore numër 5. Ai është zgjedhur dy herë deputetë me më shumë vota nga zona zgjedhore që përmban Strugën, Dibrën, Kërçovën dhe Manastirin.