Shkruan: Hasan Jashari

“BDI të vret, e se merr vesht askush”, ky ishte kërcnimi që mu përcoll mua personalisht në 26 shtator, 2022 për shkak të Akademisë Shqiptare nga një profesor universitarë S.A. në prani të profesorit A.M.
Ndryshimi, ‘Panta rei ‘ koncepti filozofik i Heraklitit do të thotë ‘Çdo gjë rrjedh, ec, ndryshon’… Filozofia politike qëndrimin nga 20, 30 vite në pushtet e trajton si veti Marksiste- leniniste e cila zatën, e shkatroi, ia humbi kredibilitetin socializmit.
Presidentët Amerikanë rrijnë në pushtet vetëm 2 mandate – 8 vite, sepse ‘harxhohen’ , mbeten pa ide…pra, pas 8 viteve nuk janë më të freskët, nuk janë frytëdhënës. Partinë politike nuk e bën demokratike emri i sajë, por metodat me të cilat ajo vjen në pushtet dhe mënyrën se si e ushtron pushtetin. Nëse vijsh në pushtet me kushtëzime, korupcion, ashtu edhe do ta praktikojsh pushtetin.
NJË LUGINË E DYTË E PRESHEVËS
Në situatën që e kemi ne ka dy realitete; një që na e tregojn qveritarët tanë duke kënduar e luajt futboll dhe e dyta është ajo që e ndjen populli në kurrizin e tij. Atë të parën e dëgjojmë përditë.
Ne mund të themi se ‘u tha u bë përditë’, por realiteti i ynë pezhorativ tregon se ne po bëhemi një Luginë e dytë e Preshevës. Nga shkollat në Pollog vetëm në pushimin e gjysëvjetorit, në janar pra, janë larguar afër 600 nxënës dhe kanë ikur me prindët jashtë shtetit. Spitali i Kërçovës i parafundit në Maqedoni për kushtet dhe shërbimet e dobëta mjekësore, Qyteti një vendbanim i varfur me pamje të viteve 2000. Nga ana tjetër Kërçova ka aq shqiptarë sa ka komuna e Bogovinës ose e Zhelinës e vazhdimisht ka pasur ministër në qeveri, ministër të ekonomisë!!!??? Pollogu vazhdimisht ka siguruar më tepër deputetë e me ekonominë, investime… i fundit, me papunësi dhe varfëri i pari në RM. Pollogu ka qenë vazhdimisht vend për përfitime; vijnë njerëz nga Hajt Hajt Dolli dhe bëhen deputet në zonën 6, bile edhe nga dy vetë nga një komunë.
KUR FILLUAM TË FLASIM SHQIP?
Përshpëritjet se para vitit 2002 nuk a folë shqip, sidmos në Shkup, se me ardhjen e BDI u ringjall shoqëria shqiptare janë parodi për fëmijët e vegjël. Atëherë , në vitin 2002, kishim dy universitete, shkollimi i mesëm ishte i konsoliduar dhe në kulm të zhvillimit, shkollat ishin plot e përplot me nxënës. Sot, shkollat po shprazen, njerëzit, lënë shtëpitë, shkojnë të jetojn me qera, po ikin… A i keni bë pyetje njerëzve pse ikin? Ju keni dëgjuar vetëm duartrokitjet e militantëve tuaj. U dogjën njerëzit në Struma, ju u renditët para kufomave në Aeroport, drejt kamerave para familjarëve, pastaj i thirët ata. Dikush nga rreshti i juaj, qeshej. Kur u dogj spitali i Tetovës, të gjithë u shtangëm; ishte një dhimbje e madhe. U habita kur një dekan fakulteti në UEJL, në bisedë në kafe ku ishim 5-6 veta, me të vetët qeshte dhe thoshte ‘ Fajin do të ja hudhim, drejtorit teknik të Besës’ e heeee. Pra, këtu ishte problemi, te faji , jo te humbja e njerëzve e që fajin asnjëherë, asnjëherë mos ta merr përsipër kuadri i BDI. Fajin se merr askush as për atë se nxënësit nuk kanë libra, pse nuk e kanë Abetaren mbarëkombëtare e cila shkruan LIBËR PËR MËSUESIN, Abetare e përbashkët Shqipëri – Kosovë. Pra, fëmijët tonë e keni përcaktuar, ju, që të mësojnë me libra të muzikës, që kanë këngë serbe e ruse.Libra që e këngë që i mësojnë se si ngjyrosen vezët për Veligden. Hyni atje te www. E-ucebnici.mon.gov.mk, do t’i shihni. Atë e finansojmë ne. Të menduarit kritik thotë pse ndodh kjo? Pse Shqiptarët në pushtet nuk kanë udhëheqës, nuk kanë vizion, nuk kanë taban kombëtar, nuk kanë përgjegjësi, nuk ka kush t’i thirr e tu tërhjek veshin . Ata kanë haruar se ku i marrin votat. Shkollat në gjuhën shqipe po mbyllen .
‘SHËNGJERGJI’ I SHKURT KALOI
E bëmë Kryeministrin shqiptar . Dorën në zemër, një tabu u thye. Po çmund të presim nga ai? Edhe Obama kur u bë President i Afromamerikanëve gëzimi ishte i madh, por ai për dy mandate nuk e ndryshoi gjendjen e Zezakëve; ata janë më të varfërit, bëjnë punë të paguar më dobët, nxënësit zezakë kanë rezultate më të dobëta në shkolla. Edhe Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë punë që paguhen dobët dhe nxënësit Shqiptarë kanë rezultatet më të dobëta në Testin PISA. Kryeministri Shqiptar nuk i shpëtoj asnjë fjalë nga goja për gjuhën shqipe që të bëhet zyrtare gjatë dy mandateve përderisa ishte Kryetar i Kuvendit. Thonë është zyrtare. Si mund të jetë zyrtare kur në ligj thuhet se së pari të shkruhet Maqedonisht e pastaj Shqip, pastaj se mund të përdoret vetëm në Ministritë rajonale dhe vetëqeverisjen lokale, përsëri dy herë të shkruhet? Un si person mund t’i drejtohem Ministrisë në gjuhën Shqipe por jo Shkolla Liria, jo UEJL-iI, pastaj si të përdorim gjuhën Shqipe kur asnjë vend pune nuk është përcaktuar me ligj si dygjuhësor? Për 20% nuk do të flasim se tani e kemi Kryeministrin tonë.
Tani filluan kërcnimet, e pësoi z.Taravari. Por pyetja është se pse bëhen? Sipas një logjike të deritashme, Shqiptarë si pas kuptimit të pushtetarëve, nuk ka pasur as në kohën e Skënderbeut, as në kohën e lidhjes të Prizrenit, as në Vlorë as para 2001 dhe as pas 2001. Shqiptarë janë vetëm kasta e tashme e pushtetit e Nevzat Halili, Abdurahman Aliti, Arben Xhaferi, kontributi i tyre nuk ekziston.
“BDI TË VRET”; AKADEMIA DHE LEKTORËT PËR GJUHËN MAQEDONASE
Por, kërcnimet kanë qenë në vazhdimësi, erdhi koha të shkruaj atë që ua kam treguar shokëve. Ishte 26 shtatori i vitit 2022. Me dy kolegë të Akademisë sonë kishim caktuar takim në Grupin parlamentar të Aleancës shqiptare. Para se me u nisë ,një profesor universitar, në Shkup, para një profesori tjetër më tha .” pse shkon atje, pse komunikon me ata” . Vetëm BDI mund të bën Akademinë. I thash se u kam shkruar, nuk kam marrë përgjigje. “Kij kujdes! BDI të vret, të shtyn në gepek e se merr vesht askush”. Pra, dikush e ka shtyrë dike që të mbartin porosi, sepse nuk guxon askush të bën diçka pa pyet shefat, e as Akademi të Shkencave. Pyetja është pse ata nuk shkojn ta kërcnojn MANU-n kur ish Kryetari i sajë tha se Nënë Tereza është Maqedonase? Ajo mund të shkruaj çdo gjë për Shqiptarët, t’i bëj me prejardhje maxhupësh dhe askush nuk folën gjë as në Kuvend, as në Qeveri për këto gjëra. Kuvendi e ka themeluar, ne e paguajmë, taksapaguesit, kurse po Kryetari i Kuvendit e mbajti një vit Elaboratin tonë prej 130 faqeve e nuk e livizi prej vendi.
Për Festën e Alfabetit Instituti i trashëgimisë e thiri albanofobët e MANU-s me shokë në sofër, dhe ata u larguan porsa dëgjuan fjalën në gjuhën shqipe. Ne nuk na thirrin se po i kritikojmë miqt e tyre të shtëpisë. Ne të Akademisë Shqiptare për ju jemi ‘ky’, ‘ ai ‘… por ju mbroni MANU-n, kurse ata as që çajnë kokën për ju edhe për ne.
Kryeministrin e tashëm qe 2 vjet gjysë e lutëm për një takim që të na dëgjon, pra të bisedojm, t’ia shpjegojm idenë tonë, ne e dijmë se punët shkojn vështirë. Nuk na ktheu asnjëherë përgjigje, Ministrin e Arsimit poashtu. Këtë e bënim jo për çështje personale, por për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoni, për një aset kombëtar, kur Maqedonasit kanë 38 financime, institucione të tilla ne kemi një, e duam të bëjmë dy , ata na thonë e “kemi Institutin…”. Po, një javë para se të bëhej Kryeministri shqiptar u votua Ligji për mbrotjen e gjuhës Maqedonase, e tani të gjitha shkollat, ndërmarjet publike, ministritë etj do të punësojnë lektorë ? Pra, nja 1000 punësime që do t’i paguajn edhe taksapaguesit shqiptarë. Kjo është 3% e harxhimeve që do të bëhen për Akademinë tonë. Pra,kush don bën për gjuhën e vet.
Kryetari që votoi Ligjin nuk na pranoj në bisedë edhe kur mbartin me vehte 100 nënshkrime të profesorëve dhe punëtorëve shkencorë për iniciativën për krijimin e Akademisë
Në fund; po shohim çdo ditë se si funksionarë të përjetshëm shëtisin nëpër qytetin e madh me veshje të përshtatshme sallonesh, por edhe të gatshëm për piknik dhe barbekju, duke buzëqeshur e duke u rrezëllyer, duke mos e fshehur afërsinë e tyre me Faraonin e tyre. Atë e kanë mbulesë për mospunë dhe mosdije.
Fatëkeqësisht, përveç vehtes, nuk shihni askend.
Autori është Profesor universitar