Para disa çasteve kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari,, ka realizuar një takim me ish grupin e deputetëve të PDSH -së.
Nuk ka hollësi nga takimi, por megjithatë kanë postuar mesazhin që mund t’a lexoni më poshtë:
Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.
Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj.
Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë.