Sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të shihet më lirë për 2 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Sipas vendimit, çmimi i ri i dizelit do të jetë 78,5 denarë.
Në ndërkohë, çmimi i derivateve tjera mbetet i njëjtë.
Benzina Eurosuper BS95 do të shitet për 83 denarë për litër, Eurosuper BS98 për 85,5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 77,5 denarë për litër, ndërkaq mazuti për 42,901 denarë për kilogram./portalb.mk