Në konferencën e sotme për media nga Partia Vlen, u bë theks në rolin e OSBE-ODIHR-së në monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i OSBE-ODIHR-it për të dërguar 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër në këto zgjedhje për të parandaluar parregullsitë ka ngritur shqetësime rreth integritetit zgjedhor dhe standardit demokratik të vendit.

Partia Vlen shprehet e shqetësuar për rolin e Bujar Osmanit, ministrit të Jashtëm aktual të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë ish-kryesues i OSBE-së. Ata akuzojnë Osmanin për mungesë përgjegjësie për situatën, duke e konsideruar atë si aktorin kryesor në vlerësimin e OSBE-së për Maqedoninë e Veriut.

“Prandaj se Bujar Osmani e ka për detyrim të sqarojë se pse është ky vlerësim i OSBE-së dhe, e dyta – po ashtu e rëndësishme – mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e kishte vlerësuar Bujar Osmani në vitin 2023 se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet? Kush ia dha këto informacione dhe pse ai nuk i ka ndarë ato në mënyrë transparente me publikun deri më tani? Kjo detyrimisht e shtron pyetjen se a po e përgatit BDI-ja terrenin për të shkaktuar krizë politike paszgjedhore, në mënyrë që qeveria teknike e Talat Xhaferit ta vazhdojë jetën e saj teknike?”, thuhet nga ato.