Në fillim, në Frontin europian ishte paralajmëruar të jetë edhe LSDM, por shihet qartë se tashmë kjo nuk do të ndodh, përcjell TV21. E kur u pyet sot Kovaçevski për marrëveshjen mes Ahmetit dhe Zejdit, tha se janë vendime të partive politike. Ai tani thotë se koalicion mund të bëhet edhe pas zgjedhjeve.
“Se a do të shkoni bashkë me dikë në zgjedhje, apo do të keni koalicion pas zgjedhor, apo nuk do të keni fare, ato megjithatë janë vendime të organeve të partive politike, megjithatë deri tani, 32 e kaluara u dëshmua se LSDM dhe partnerët tradicional të saj janë ato që kur e udhëheqin Qeverinë, Maqedonia hapëron drejt NATO-s dhe BE-së, në avancimin e demokracisë, në avancimin e lirisë së mediave dhe gjithsesi në lirinë e së drejtës”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryetar i LSDM.