Kryeministri Albin Kurti para pak çastesh  ka pritur në  takim  në Prishtinë Arben Taravarin  në shoqërim të Feta Halimit, që në opinion njihet ndryshe  si personi që shpëtoi jetën Ziadin Selës në ngjarjet tragjike të 27 prillit .

Një fotografi nga Prishtina sapo e ndau Arben Taravari, bashkë me njoftim se ndodhet në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!

Me Ilir Xhaferrin pasardhësin e Arbën Xhaferrit, me Feta Halimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI!