Në mars, zyrtarët e 194 vendeve u mblodhën për t’u pajtuar për një plan global që do të merret me kërcënimin e njohur si “Sëmundja X”.
Shkon në dhjetë numri i viktimave nga lëkundjet e forta në TajvanProfesori i dyshuar për ngacmim seksual në UP po intervistohet nga Këshilli i Etikës në…“E gjithë Mallorca është me ju”, Vedat Muriqi me mural në qytetin spanjollRusia thotë se është në ‘konfrontim të drejtpërdrejtë’ me NATO-nDyshohet i qëllimshëm, zjarri përfshin pyjet e fshatit Niçë në Pogradec
Emri i koduar ogurzi i referohet sëmundjes ende të panjohur, por që pritet se një ditë do të dërrmojë botën me përsëritje të Kovidit-19 – ose ndoshta të shkaktojë dëme edhe më të këqija.
Kjo frikë ka nxitur nëntë raunde të negociatave të mundimshme ndërkombëtare, përkitazi mbi tekstin e traktatit të parë të pandemisë në botë – i cili duhet të miratohet përpara se në maj të mblidhet asambleja vendimmarrëse vjetore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).
Marrëveshja synon të ndihmojë qeveritë, institucionet dhe popullsinë që të shmangin gabimet e krizës së Kovidit – por, arritja deri atje po shkakton ndarje të thella.
Në bisedimet e zhvilluara në internet dhe me prani fizike në Gjenevë, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po bëjnë presion ndaj kombeve të pasura dhe kompanive farmaceutike – që të shkojnë shumë më tej se më parë në ndarjen e burimeve shëndetësore që shpëtojnë jetën.
Disa konservatorë në ShBA dhe më gjerë, pohojnë se traktati tashmë ka shumë implikime. Kur raundi i fundit i bisedimeve u mbyll pa marrëveshje, më 28 mars, titulli i një raporti të Fox News-it tha: “Sëmundja X: Kritikët thonë se përmes traktatit të OBSh-së, administrata Biden po e shet sovranitetin e ShBA-së “.
Në sfond, tensionet e shtuara gjeopolitike midis vendeve të fuqishme, si dhe ndryshimet politike brenda disa prej tyre, kërcënojnë të shkatërrojnë synimet e traktatit.
Në qendër të kritikave është drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili është i bindur se deri në afatin e caktuar, vendet do të pajtohen për disa versione të marrëveshjes. “E dinë se kush çfarë dëshiron”, thotë ai. “Kështu që tani është koha për të dhënë dhe për të marrë”.
Megjithatë, vëzhguesit e tjerë janë të shqetësuar se mund të përmbyset marrëveshja historike – më ambiciozja nga një numër i iniciativave për të përmirësuar gatishmërinë ndaj pandemisë.
Rezultati i tillë do të dëmtonte përpjekjet më të gjera për të korrigjuar dështimet serioze të monitorimit, të reagimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar që kontribuuan në miliona vdekje dhe dëme të rënda ekonomike dhe sociale – të cilat u shkaktuan nga Kovidi-19.
“Shpresoj që përvoja e pandemisë do t’jua kujtojë njerëzve se, kur këto ngjarje ndodhin, në atë shkallë, ato vërtet shndërrohen në shqetësime të sigurisë globale”, thotë Richard Hatchett, shef ekzekutiv i Koalicionit Ndërkombëtar për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI). “Siguria shëndetësore, siguria ekonomike dhe madje edhe siguria kombëtare janë në rrezik, kur sëmundjet infektive dalin jashtë kontrollit.”
Shtetet duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për të riparuar arkitekturën e kujdesit shëndetësor në botë, në vend që thjesht të lejojnë të harrohen mësimet nga Kovidi-19, thotë Ashley Bloomfield, ish-zyrtar i shëndetësisë në Zelandës së Re, i cili është bashkëkryetar i një negociate paralele globale që synon të përmirësojë Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSh-së.
Reagimet ndaj shpërthimeve të sëmundjeve, historikisht kanë qenë “cikël paniku dhe neglizhence”, thotë ai. “Për shkak se si njerëz jemi kaq të aftë për të kaluar te gjërat e tjera – e kjo është pjesë e strategjisë sonë për mbijetesë – pothuajse ka amnezi kolektive globale”.
Por, aktualisht “ka nivel të madh të angazhimit nga shtetet; e njohin përgjegjësinë që kanë – dhe ai moment është tash”.
Për sa kohë që njerëzit janë rrënuar nga sëmundjet infektive, pandemia e ardhshme ka qenë çështje kur dhe jo nëse.
Por, shpërthimi i Kovidit-19 theksoi se faktorët e rrezikut janë më të mëdhenj tani se në çdo kohë tjetër në histori. Ka më shumë njerëz në botë të cilët jetojnë në dendësi më të madhe dhe në lëvizje të mëdha.