8 C
Tetovo
E diel, 22 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, nga Manastiri: "Gëzuar Dita e Alfabetit", ta ruajmë dhe kultivojmë...

Feti Abazi, nga Manastiri: “Gëzuar Dita e Alfabetit”, ta ruajmë dhe kultivojmë gjuhën shqipe, brez pas brezi

Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, bashkë me zyrtarë dhe funksionarë të VLEN-it, kanë kremtuar sot Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir.

Në urimin e tij, Abazi ka rikujtuar se fokusi i këtij brezi, është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës dhe alfabetit, për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

“Nga Manastiri, ju uroj Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit tonë kombëtar!

Më 22 nëntor 1908, pikërisht këtu, në Kongresin e Manastirit, u hodhën themelet e unifikimit të alfabetit shqip, duke shënuar një moment historik për gjuhën, arsimin dhe kulturën tonë.

Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim gjuhën shqipe brez pas brezi, si një nga vlerat tona më të çmuara.

Gëzuar 22 Nëntorin!”, ka shkruar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments