Bashkëkryetarët e VLEN-it, njëherësh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kanë pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, Kasami ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimi politik i shqiptarëve dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Kasami e ka cilësuar kënaqësi pritjen e kryeministrit Kurti, duke theksuar se nëntori i gjen së bashku, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

