Para qeverisë, VRMO-DPMNE ka mbajtur tubimin e parë për zgjedhjet presidenciale. Para mijëra qytetarëve, kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se pushteti aspak nuk është pro europian, por vetëm fshihet pas europës
“Ne, europianët e vërtetë, e kemi për obligim të rikujtojmë në vlerat themelore, sepse pa ata nuk ka as demokraci, as prosperitet as paqe. Nuk shkohet në Europë me retorikë BE-NATO, NATO-BE, jo! Por me respektimin dhe praktikimin e vlerave. Vetëm nëse bëhemi shtet normal dhe standard do të jemi në suaza të BE-së. Imagjinoni, ata anëtarësimin në BE, e mendojnë si hypje në trenqë shko
për në Bruksel!”, deklaroi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president, Gordana Siljanovska Davkova.