Gjithsej 63 ankesa janë dorëzuar në fushën që ka të bëjë me punën dhe veprimin e prokurorive në vend, tregon raporti vjetor për shkallën e garantimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2023 që e publikon Avkokati i Popullit. Numri i ankesave është ukur për 24 ankesa, përkatësisht për mbi 38 përqin në raport të vitit 2022, njoftuan nga Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk.
Në pjesën më të madhe të ankesave qytetarët kanë ankuar intervenim në lidhje me procedura para prokuroritë themelore publike, më pas para Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, procedura para Prokurorisë Publike të RMV-së, para prokurorive të larta publike dhe procedurë para Këshillit për Prokurorë Publike.
“Një raport i tillë është i pritur duke pasur parasysh vëllimin e punës së lëndës dhe faktin që pikërisht prokuroritë publike me kompetencë bazike e bëjnë kontaktin e parë direkt të qytetarëve me institucionin”, thontë nga Prokuroria Publike.
Qytetarët në lëndët e theksuara kanë shprehur pakënaqësia për shkak të mos veprimit për paraqitjen e dorëzuar të veprës penale, prolongim të procedurës apo për shkak të pakënaqësisë nga një vendim i miratuar.
Avokati i Popullit, në mesin e ankesave tjera, në pjesën e prokurorisë publike në raport, rekomandim që prokurorët publik t’i dorëzojnë vendimet e prokurorëve publike deri te palët dhe t’u mundësohet t’i ankimojnë deri te prokuroritë publike më të larta, të veprojnë me më shumë përditësim dhe të ndërmarrin veprime në kohë, të respektojnë afatin që nëse deri në tre muaj nuk sjellin vendim të prokurorit publik, t’i njoftojnë prokurorin më të lartë dhe denoncuesin, që të mos ketë dyshim dhe frikë se përndjekja do të vjetërsohet.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë me vite ankohen për mosfunksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut dhe problemeve të saja me vonesën e porosive me muaj, mungesën e postierëve, humbjet financiare si dhe vonesën e pagave të punonjësve. Ndërkaq, edhe pse Qeveria bëri një studim fizibiliteti edhe debatoi për privatizimin e saj, nga autoritetet ende nuk ka zgjidhje.