Artisti i njohur nga Shkupi, Benjamin Ajrulahi i njohur me emrin artistik Benny Bee, ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan zëri.mk

“Pa ty” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilën ka punuar me producentin gjerman, Marco Tolo dhe me producentin kosovar Kitza në bashkëpunim me label-in Nautilus Entertainment.

Tekstin e ka shkruar vet Benny Bee poashtu dhe melodia e këngës e kompozuar nga vet artisti ndërsa për videon është përkujdesur Imagine Films.

Me videoklip dhe tekst të ndjerë, edhe ky projekt i artistit lidhet me dashurinë.

Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mjaftë mirë edhe nga fansat e Benny Bee.

Benny Bee përndryshe shquhet si një nga zërat e veçantë në skenën shqiptare, i cili dhjet vite më parë zuri vendin e dytë në spektaklin “The Voice”.

Ndryshe, Benny Bee punoi si producent dhe inxhinier i zërit në Brick Records dhe Jukebox Group, si dhe bashkëpunoi me një producent të Sony And Bmg Music Berlin, Marco Tolo, të cilët prodhuan këngën e tyre “NAMATE” që u bë një hit i madh në Ballkan.

Një vit më parë projektin e tij muzikor “Pa Mu”, të cilin Benny Bee e solli si shkrirje të këngës “Pashë dy sytë në ballë”.
“Pa mu” u klasifikia në “The Top List” dhe kjo këngë bëri që Benny Bee të mirëpritet në Top Awards.

Aktualisht punon në studion muzikore Nautilus Entertainment, si këngëtar, producent, kantautor dhe inxhinier tingulli. Së bashku me producentin e talentuar dhe të famshëm shqiptar nga Tetova, Lennox kanë nxjerrë shumë këngë dhe remixe kopertinash që po pëlqehen dhe dëgjohen nga audienca ballkanike./zeri.mk/