E martë, 1 Prill, 2025

Arben Taravari: Diaspora mund të ndikojë që të bëhet ndryshimi në Maqedoni

Date:

Arben Taravari nga Cyrihu tha se kundërkandidatin e tyre, Bujar Osmani, arritën që ta bindin se Ballkani i Hapur nuk është projekt i mirë.

“Gëzohem që unë si kandidat dhe ne si opozitë e bindëm atë që të shkoje në qeveri dhe t’i thotë edhe Ali Ahmetit edhe Talat Xhaferit se kryeministrin e kanë teknik shqiptarë se ne duhet të dalim nga Ballkani i Hapur, ka patur të drejtë Arbeni dhe VLEN-i”, deklaroi Taravari nga Cyrihu.

Arben Taravari tha se Bujar Osmani reflektoi edhe për rrogën minimale, ndërsa tha se nuk po mund të pajtohen për çështjen e vetingut.
“O Bujar po 10 vjet 20 vjet je në pushtet nuk e ke bërë. Pse kërkon edhe 4 vjet për ta bërë. 20 vjet je në pushtet është dashur të bësh diçka për vetingun. Unë ju garantojë edhe si president dhe si qeveri e ardhshme që me një afat të kufizum ta bëjmë vetingun e gjyqtarëve, prokurorëve por edhe vetingun e politikanëve”, tha Arben Taravari, kandidat i VLEN-it, për president të shtetit.

Taravari tha se është shumë e rëndësishme se kush fiton më 24 prill ngase sipas tij, atëherë 8 maji do të jetë gati. Sipas tij, diaspora mund të luaj rol kyç për të bërë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

“Shqiptari në Maqedoni nga viti 2011 ka votuar për ndryshimin. Faji ka qenë të ne nuk bëheshim bashkë. Nëse i mblidhni votat janë shumë më shumë se BDI-ja. Është momenti për të bërë ndryshimin”, tha Taravari me tjerash.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...