Në emisionin debativ CLICK Plus, Arben Fetahi nga Aleanca për Shqiptarët, drejtuar funksionarëve të BDI-së Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit, deklaroi që këto të fundit kanë dy halle të mëdha momentalisht brenda partisë së tyre. Njëri është se partitë e vogla në koalicion kanë filluar të lobojnë me VMRO-në, e tjetri se me shkuarjen në opozitë të BDI-së, funksionarët e integristëve po mendojnë se si do të përballen me drejtësinë.
“Këto kalojnë prej te fshisa tek lisi. Këto bëjnë diversione të ndryshme për ti ik çështjes. E para është që këtyre koalicioni laraman që e kanë bë me parti që nuk e din se as vetë kush janë, as nuk kanë pasur raporte më herët, që shihet që ka qenë koalicion zori për të shpëtuar lëkurën e tyre. E keni hallin që ju kanë filluar të ikin. Qarkullojnë informata që dy parti janë paraqit VMRO-së, pra janë duke kaluar nga ana e fituesit. Kjo është halli parë, edhe halli dytë që e kanë e kanë hallin e drejtësisë. Këta 22 vjet kanë vjedh, kanë zhvatur këtë shtet dhe me ndërrimin e qeverisjes do të përballen me drejtësisë. I pamë lojërat se kush i vardiset Mickovskit, në këtë studio kryetari i tyre i lëshoi “foret” me keksa, e me “qumësht”, apo çka tha, që ishte e ulët. Pastaj, një ditë më vonë u tërhoq. Kur jemi tek kushtet ne tek kushtet jemi të qartë, prej tek fushata presidenciale, duke filluar nga 20%, gjë që të cilën Bujar Osmani deklaronte se nuk hiqet. Ne e kemi thënë vazhdimisht, edhe Arben Taravari në këtë studio, që ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane do të duhet të ndodhin, për këtë kemi plan të afatizuar, sepse prapa kësaj i kemi partnerët amerikan. Kushti i tretë është drejtësia dhe vetingu.”