Mimoza Musa kandidate për deputetët nga radhët e VLEN, sot në emisionin Debativ On Time, ka theksuar që pikë kryesore e programit të VLEN, Planit 2030 janë ndryshimet kushtetuese, duke vazhduar në decitralizimin ekonomik, kthimin e të rinjve në vend dhe investimet në arsim dhe shëndetësi.
“Dua se të potencoj që VLEN është koalicion i pastër shqiptar, kemi bërë së bashkuPlanin 2030,ku janë përfshirë të gjitha pikat e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e Veriut. Një pikë kryesore është Kushtetuta, duke u angazhuar në ndryshimet kushtetuese si dhe heqjen e 20% do të jenë prioritetet tona kyçe në qeverisjen e ardhshme. Pikë tjetër e rëndësishme është decintralizimi financiar, ku do të mundësojmë komunave autonomi të plotë financiare. Kjo do të ndikoj në investime më të mëdha lokale, sidomos tek komunat me shumicë shqiptare. Plaga jonë më e madhe është ikja e të rinjve, nuk na ikin vetëm të rinjtë, por na ikën truri, kur them truri them se po ikin rreth 4-5mijë motra medicinale, arkitekt, profesionistë të ndryshëm. Pikëspari do të bëjmë depolitizimin e institucioneve, dhe nëpërmjet vendeve të reja të punës, granteve të ndryshme do të bëjmë kthimin e trurit dhe rritjen ekonomike të punësimit. Për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë kemi paraparë investime në infrastrukturë. Në sektorin e arsimit, duhet të ketë reforma në arsim, në kurrikulat arsimore do të vendosim lëndën e moralit dhe të etikës. Do të mundësojmë ndërtimin e çerdheve publike dhe shkollave fillore. Në sektorin e shëndetësisë kemi nevojë për infrastrukturë, kemi paraparë Ambulanca lokale në të cilën do të punojnë 24 orë, ndërsa si prioritet në Komunën e Tetovës, do ndërtojmë klinikë të përsosur shëndetësore, ku me anë të specializantëve do të mundësojmë që qytetarët nga rajoni të shërohen këtu dhe të mos shkojnë deri në Shkup.”