Vetëm një javë pas rezultateve presidenciale dhe kur u bë e qartë se BDI do të ngelet në opozitë pas 22 viteve, sonte kompania PIPOS, kompani e njohur me bashkëpunimet me pushtetet si në Kosovë, Shqipëri ashtu edhe Maqedoni, publikoi sondazhet.

PIPOS njihet me huqjen në zgjedhjet parlamentare në Kosovë kur Lëvizjen VETËVENDOSJE e nxirte me me 41.8 për qind në kohën VV-ja fitoni mbi 50 për qind të votave.

PIPOS njihet edhe për huqjen në zgjedhjet bashkiake në Durrës, Dibër dhe Shkodër ku nxirte PD-në e Berishës fituese të zgjedhjeve.

BDI bashkë me komunitetet synojnë deputetin e 18-të sipas rezultateve të para një jave, ndërsa PIPOS thotë se i marrin 22. A do të jetë një huqje e radhës e PIPOS mbetet të shihet.