Lideri i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se ë?shtë koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë.
“Diku në orën 18:15 sipas orës amerikane, dje, është hapur zjarr ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Trump është plagosur në veshin e tij dhe kjo ka shkatuar hemoragji të madhe, duke sjellë dhe një foto dramatike që tashmë ështê virale, ku ish Presidenti Trump është i gjakosur por rri në këmbë dhe me grushtin ngritur, rrethuar nga truprojat. Por sipas vet Trumpit ai jashtë rreziku për jetën.
Fatkeqsisht nga ky atentat një nga pjesëmarrësit në miting ka mbetur i vrarë, dhe dy të tjerë janë të plagosur dhe në kushte kritike për jetën. Viktima dhe të gjitha të plagosurit janë meshkuj raporton FBI.